RRINI GATI, ËNDRRA JUAJ FILLON KËTU!

Rrugëtimi juaj për EUFA eEURO 2020 fillon.
Merrni pjesë në garën e parë nacionale të ekipeve me këtë madhësi në gjithë botën. Fokusi i këtij turneu është në elementin e ekipit, esenca e futbollit. Për të përfaqësuar Shqipërinë ti duhet të marrësh pjesë në Kualifikimet Kombëtare që të lejojnë ta veshësh fanellën me krenari dhe të luash kundër lojtarëve më të mirë në botë. Futuni në kualifikime dhe mësoni më shumë detaje për garën.


KLIKONI MË POSHTË PËR TU REGJISTUAR NË KUALIFIKIME!


MË POSHTË MUND TË SHIHNI KUALIFIKIMET E KALUARA


MËSO PËR STRUKTURËN E TURNEUT.

Turneu UEFA eURO 2020 përbëhet në 3 faza:

  • UEFA eEURO 2020 përzgjedhja e lojtarëve:

    55 shtetet do të zgjedhin ekipet e tyre kombëtare. Në mes të Nëntorit 2019 dhe Dhjetorit 2019, Asociacionet Kombwtare do të nominojnë ekipet e tyre kombëtare përmes një turneu, qoftë online apo fizik, përveq nëse një ekip kombwtar e-futboll egziston. Për secilin ekip nga 2 deri 4 lojtarë do të përzgjedhen për të garuar në fazën tjetër.


  • UEFA eURO 2020 kualifikimet online

    Në këtë fazë shtetet garuese do të ndahen në dhjetë grupe për fazën e kualifikimeve online, e cila do të mbahet në mes të Marsit dhe Majit 2020. Secili shtet do të luaj dy ndeshje (një kundër një) kundër shtetit tjetër në grupin e njejtë dhe pikët nga dy ndeshjet do të shtohen në tabelën e grupeve. Ekipet më të mira do të kualifikohen në finialen e UEFA eEURO 2020 në Londër.


  • Finalja e UEFA eEURO 2020

    Live eventi në Londër do të përcaktojë kampionët e UEFA eEURO 2020 dhe do të mbahet në 9 dhe 10 Korrik, përgjatë gjysmë-finaleve dhe finales së UEFA EURO 2020. 16 shtetet do të ndahen në katër grupe nga katër, ku dy ekipet e para nga secili grup do të kalojnë në çerek-finale. Ndeshjet e grupeve do të jenë në garë dy kundër dy, një ndeshje. Ndeshjet në fazën e eleminimit do të jenë një përzierje e një kundër një dhe dy kundër dy, tri ndeshje, përveq finales, e cila do të luhet me pesë ndeshje.